Libri i parë Libri i dytë

Tuana Gjigolli

Poete dhe autore e re

Jam një vajzë 13-vjeçare me pasion të madh për letërsinë. Shkrimin e nisa gjatë kohës së pandemisë, kur isha vetëm 8 vjeçe, dhe që prej atëherë, fjalët janë bërë pjesë e pandashme e jetës sime.

Deri më tani kam botuar dy libra, të cilët pasqyrojnë mendimet, ëndrrat dhe emocionet e mia. Poezitë e mia janë të frymëzuara nga përditshmëria, natyra dhe ndjenjat që çdo fëmijë dhe i rritur përjeton.

Përveç shkrimit, jam një lexuese e pasionuar. Librat më kanë hapur botë të reja, më kanë dhënë guxim dhe frymëzim. Përmes shkrimit, dua të ndaj mesazhe pozitive dhe të tregoj se edhe një zë i vogël mund të ketë ndikim të madh.

Librat e mi

Bota e Ylbertë

Libri im i parë, botuar në moshën 10 vjeçare. Ky libër përmbledh poezi që flasin për ngjyrat e jetës, shpresën dhe ëndrrat e fëmijërisë. "Bota e Ylbertë" është pasqyrë e një imagjinate të pastër dhe një këndvështrimi të sinqertë për botën.

Rrugëtimi drejt krijmtarisë

Libri im i dytë, botuar në moshën 11 vjeçare, është një udhëtim përmes vargjeve që shprehin forcën, motivimin dhe guximin për të ndjekur pasionin. Ky libër përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tim si autore e re.

Arsimimi

Jam nxënëse në shkollën fillore dhe gjithmonë kam treguar prirje për lëndët humanistike, sidomos gjuhën dhe letërsinë. Përmes punës sime shkollore dhe aktiviteteve jashtëshkollore, kam pasur mundësinë të zhvilloj më tej dashurinë për shkrimin.